Kosovari Gent Cakaj, ministër i Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme

12:19 | 28 Dhjetor 2018

Ndyshime të mëdha në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Gent Cakaj u emërua sot Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ditmir Bushatin.

Në kuadër të ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot meritat e pamohueshme të Bushatit në gjithë rrugën e deritanishme, dinamikën e politikës sonë të jashtme dhe shërbimet e reja konsullore”.

Por sipas tij, Bushati duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë dhe të japi kontributin e vetë në Këshillin e Integrimit Europian.

Ministri i ri Gent Cakaj, mban aktualisht postin e zv/ministrit në këtë ministri dhe ka një eksperiencë në fushën e integrimit me eksperiencë akademike të shkëlqyer. Sipas Ramës, ai ka gjithë kapacitetin për të marrë stafetën.

Komento: