Kosovari nga Belgjika infektohet me variantin e ri të koronavirusit, e dërgon në Slloveni

19:18 | 24 Janar 2021

Një kosovar nga Belgjika e dërgon variantin britanik të koronavirusit në Slloveni.

Një kosovar në Slloveni është infektuar me variantin e ri të koronavirusit. Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka bërë të ditur se shtetasi i Kosovës kishte shkuar nga Belgjika në Slloveni për qëndrim të përkohshëm, njofton agjencia sllovene STA.

Ky është rasti i parë i variantit të ri të COVID-19 i regjistruar në Slloveni. Ndërkohë, Britania e Madhe është duke u përballur me variantin e ri tash e disa muaj.

Komento: