Një kosovar ka ndërruar jetë në shtetin austriak.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Austri. Një emigrant shqiptar vdiq në Alkoven të Austrisë pasi ra nga 10 m lartësi është A.M. nga fshati Randobravë, komuna e Prizrenit.
Lajmi u konfirmua nga një miku i familjes së të ndjerit për mediat e huaja.
42-vjeçari nga Prizreni la pas gruan me 6 fëmijë.
Ai vdiq ditën e enjte teksa po rregullonte çatinë e një ndërtese. Për shkak të thyerjes të njërit prej cepave të çative, A.M. ka humbur ekuilibrin duke rënë në dysheme prej betoni. Vdekja ishte e menjëhershme.
Ai banonte prej vitesh në qytetin e Alkovës, rajoni i Eferdingut.