Kosovari që jeton në Gjermani infektohet nga koronavirusi, ky është mesazhi i tij prekës

10:52 | 13 Mars 2020

Blerim Meholli nga Gjermania është një tjetër shqiptar që ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Meholli përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ai që tre ditë është në spital dhe se sot ka dalë pozitiv.

Ai gjithashtu ka apeluar që të mos dilni në vende publike ku ka shumë njerëz.

Deri tani, në Gjermani janë konfirmuar mbi 1600 të prekur, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë.

Kujtojmë se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast pozitiv me këtë virus, gjersa pothuajse çdo ditë ka raste të dyshuara.

Vendi ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë që ka përfshirë botën.

Ndër masat e ndërmarra është edhe ndalimi i fluturimit nga zonat e prekura, si Italia, Zvicra e Gjermania, ku ka një numër të madh kosovarësh.

Komento: