Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

14:42 | 24 Qershor 2026
aksident-ne-rrugen-kercove-–-oher,-lendohet-nje-shtetase-e-britanise-se-madhe

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku humbi jetën shtetasi kosovar, Kadri Behluli.

Sipas raportimit të Top Channel, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes gjatë drejtimit të mjetit.

“Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën”.

Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe djali i viktimës dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Komento: