Bora e madhe ka bllokuar Kazakistanin.
“Zakonisht dimrat janë të ftohtë, deri në minus 30-40 gradë, por sivjet borë ka shumë më shumë se herëve të tjera”.
Kështu e përshkruan situatën në Astana të Kazakistanit një punëtor ndërtimtarie nga Kosova i cili punon atje prej afër një dekade.
Ky punëtor i cili ka dashur që emri të mbetet anonim, ka dërguar në klankosova disa video që shfaqin sasinë e madhe të borës të rënë atje, që ka bërë që shumë njerëz të mbesin të bllokuar në veturat e tyre të mbuluara tërësisht nga bora, si dhe trenat me udhëtarë që kanë ngecur poashtu.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=193&v=7SFSyYMDcP0&feature=emb_title
Ai ka treguar se qytetet janë të qarkullueshme në këtë kohë, por që rrugët që lidhin ato janë të mbyllura.
Për situatën meteorologjike në Nur-Sultan (Astana) tërë javën kanë raportuar edhe mediat e huaja.
Moti i ligë që ka përfshirë kryeqytetin nga muaji janar ka shënuar rekord në krahasim me periudhën që prej vitit 1964.
Mediat e huaja kanë nxjerr video ku ekipet e shpëtimit nxjerrin njerëz poshtë borës.