Kosovari u bë kinse si postier në Zvicër, vodhi 50 telefona dhe i shiti në vendlindje

13:35 | 15 Janar 2024
kosovari-u-be-kinse-si-postier-ne-zvicer,-vodhi-50-telefona-dhe-i-shiti-ne-vendlindje

Një 41-vjeçar kosovar, i cili është banues në Kantonin e Luzernit është dënuar me 120 ditë me kusht.

Kjo pasi i njëjti dyshohet që i maskuar si postier brenda një viti e gjysmë vodhi 50 pako postare me telefona të rinj celularë dhe më pas i shiti në Kosovë, raporton Tio.ch, transmeton Klankosova.tv.

Siç thuhet në një njoftim të ministrisë publike, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore.

Vlera e mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga.

Komento: