Kosovarit ia vjedhin çantën me 8 mijë euro, e kishte lënë në veturë

10:13 | 09 April 2022

E fikin kosovarin: Ia vjedhin çantën me 8 mijë euro, e kishte lënë në veturë.

Një burrë ka raportuar se në Veternik dikush ia ka vjedhur nga vetura çantën, në të cilën i kishte dokumentet personale dhe 8 mijë euro para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, për rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

“Veterrnik, Prishtinë 08.04.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i pa njohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë (8000) € para të gatshme. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Komento: