Kosovarja privoi nga jeta burrin me sëpatë, mbi 8 mijë persona e nënshkruajnë peticionin për faljen e saj

18:14 | 10 Nëntor 2020

Mbi 8 mijë persona e nënshkruajnë peticionin për faljen e kosovares që privoi nga jeta burrin me sëpatë.

Mbi 8 mijë persona kanë nënshkruar peticionin për faljen e Suzana Zogiani Sekiraqa, e cila është dënuar me 25 vjet burgim për privimin e bashkëshortit.

Nënshkruesit e peticionit po kërkojnë amnisti për Suzanën, pasi po konsiderojnë se procesi i gjykimit të saj nuk është i rregullt.

Suzana ka thënë se e ka privuar nga jeta burrin në vetëmbrojtje pasi ai ka ushtruar dhu’në sistematike ndaj saj dhe fëmijëve.

Në web faqen chanche.org ka nisur një peticion përmes së cilit po kërkohet rigjykim për rastin e Suzana Zogiani Sekiraqa.

Nënshkruesit e këtij peticioni po kërkojnë nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, faljen e dënimit të Suzanës.

Suzana Zogiani Sekiraqa, nënë e dy fëmijëve, në nëntorin e vitit 2018 ka privuar nga jeta bashkëshortin e saj Artan Sekiraqa.

Ngjarja kishte ndodhur në qytetin Dole të Francës, ku sipas aktgjykimit, Suzana kishte goditur 11 herë me sëpatë bashkëshortin e saj.

Pas rastit, Suzana kishte marrë rrugën drejtë Kosovës, bashkë me dy fëmijët e saj.

Më pas, siç ka deklaruar ajo, është paraqitur në ambasadën e Francës në Kosovë, duke kërkuar që të kthehet në Francë, gjë e cila nuk i është mundësuar.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhu’në sistematike ndaj saj.

Madje, ajo ka thënë se ai kishte dhu’nuar djalin.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtore, duke shqiptuar dënim me burgim prej 25 vjestësh.

Komento: