Një kosovare ka shkaktuar aksidnet në Zvicër.
Ajo kishte shpërfillur përparësinë që kishte makina tjetër, një BMW e cila po vinte nga ana e kundërt, e drejtuar nga një grua 26 vjeçe
Në Kölliken të Kantonit Aargau, në Zvicër, rreth mesditës së të shtunës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, me ç`rast ka pësuar lëndime ngasja e njërit automjet.
Ajo është dashur të transportohet në spital, ndërsa të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të rënda.
Një grua 31-vjeçe nga Kosova po e ngiste makinën e saj Mercedes Benz pranë daljes nga autostrada Aarau-West, në drejtim të Bernës dhe kishte për qëllim të lidhej me rrugën Suhrentalstrasse, përcjell albinfo.ch.
Me atë rast ajo kishte shpërfillur përparësinë që kishte makina tjetër, një BMW, e cila po vinte nga ana e kundërt, e drejtuar nga një zvicerane 26 vjeçe. Për pasojë, dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën.
Kosovarja me atë rast pësoi lëndime dhe u desh të dërgohej në spital me autoambulancë. Ndërsa zvicerania ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Policia Kantonale e Aargaut ia ka marrë 31-vjeçares patentëshoferon, duke e dorëzuar atë në Zyrën e Trafikut Rrugor si dhe i ka bërë asaj kallëzim penal para prokurorisë kompetente.