
Kosova dhe Mali i Zi do të luajnë sonte në kuadër të kualifikueseve ‘Euro 2020’.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi do të masin forcat në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Kjo përballje, shumë e rëndësishme për Kosovën, fillon nga ora 20:45.
Për t’u mos u krijuar tollovi e madhe te hyrja e stadiumit, dyert e tij do të hapen nga ora 18:45, dy orë para fillimit të ndeshjes.
