Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.
Djelmoshat e Challandes janë gati që të zbarkojnë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas që sonte të dalin me fitore ndaj Moldavisë.
Pavarësisht se sa të veshtirë e kishte Challandes që të përpilonte formacionin, ai tashmë ka përzgjedhur 11-shen startuese për sfidën e sotme.
Më poshtë formacioni i Kosovës për këtë sfidë:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha, Kololli