Kosovë: Rikthehen grevat

23:18 | 27 June 2019

Sindikata e Judikaturës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 korriku, do të hyjë në grevë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj sindikate, Bahri Jashari ka bërë të ditur, se janë të detyruar të hynë në grevë, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Po ashtu Jashari ka bërë të ditur, se nesër në ora 14:00 do të zhvillojnë një takim me ministrinë e Drejtësisë dhe zyrtarët tjerë, të cilëve u janë dërguar kërkesat e tyre dhe në këtë takim do të mësohet, nëse ka vullnet për plotësimin e kërkesave të tyre, sepse në të kundërtën, greva është e pashmangshme.

Komento: