Kosovë -Shqipëri, nga sot vetëm një pikë e përbashkët e kufirit

18:57 | 29 December 2018

Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nga sot do të jetë vetëm te një pikë e përbashkët.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

“Ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, është hequr në tërësi. Kemi edhe pjesën tjetër të zhvillimit të marrëveshjes të nevojshme, protokolleve të nevojshme, që të mos ndalen makinat pra këtu por të ndalën një në disa vetëm për shkak të çështjeve të caktuara të rutinës”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës,

Ramush Haradinaj, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje kjo me qëllim të ngritjes së pikës së përbashkët të kalimit kufitar në mes të dyja vendeve.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i ardhjes sot është të konstatohet se nga dita e sotme ka filluar menaxhimi i integruar i kufirit Shqipëri – Kosovë, thuhet në njoftim.

Kryeministri Haradinaj tha se e sheh një përkrahje të jashtëzakonshme të ministrit të Shqipërisë dhe atij Kosovës, por edhe Qeverisë, që ndoshta në një afat rekord më të mos ketë ndalesa të veturave, transmeton lajmi.net.

“Pra nuk do të jenë dy kontrolla, por do të jetë vetëm një dhe shpresoj që deri më dy prill ky kufi të të jetë pika që na bashkon”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Qëllimi i Marrëveshjes është që palët të angazhohen për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave.

Komento: