
Rita Ora flet për ndeshjen e sotme
Urimi i Rita Orës Kosova dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka uruar dy kombëtaret.
“Suksese për Anglinë dhe Kosovën sot, dy shtëpitë e mija”, ka shkruar Rita në Instagram.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Anglinë, ndeshje kjo e fundit në kuadër të grupeve për kualifikimet e Evropianit 2020.
Kosova pasi humbi kundër Çekisë ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020.

