Kosova duhet të ketë më qasje në strategjinë për energji elektrike.
Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit për Energjinë, Artur Lorowski, gjatë një diskutimi me Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është duke bashkëpunuar me qeverinë aktuale për hartimin e energjisë për vitin 2022-2030.
Lorowski, këtë të premte pati punë me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë një diskutimi me Komisionin për Ekonomi në Kuvendin, Loroëski tha se është duke bashkëpunuar me qeverinë aktuale për hartimin e energjisë për vitin 2022-2030.
Derisa shtoi se janë duke punuar edhe për projektin e gazit, importi i të cilit nga Rusia tashmë është ndaluar.
E Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se Kosova është duke u përballur me ndërhyrjet e Serbisë të cilat po i bën në veri të Kosovës duke keqpërdorur energjinë në atë pjesë.
Anëtari i këtij komision nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, shtoi se për projektin e gazit kanë diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, por që sipas tij, qeveria e ka neglizhuar këtë projekt.
Por kësaj deklarate iu është kundërpërgjigjur deputeti Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, objektivi i parë i programit Kompakt me MCC është ruajtja e energjisë që do të mbështetë sigurinë energjetike të Kosovës dhe tranzicionin në një të ardhme më të pastër të energjisë.