Kosovës i shtohen edhe tri parti politike

11:01 | 08 August 2019

Është rritur numëri i partive politike në vendin tonë.

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.

Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”, Partinë Euroatlantike të Kosovës e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54″, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës (PEK), me numër rendor 55”, tha ajo.“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”, shtoi Daka

Në këtë mbledhje është parashikuar që të diskutohet edhe lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017.

Komento: