Jules Kounde raportohet se është i hapur për t’u larguar nga Barcelona këtë verë, vetëm një vit pasi iu bashkua nga Sevilla.
Sipas “Relevo”, francezi nuk është i kënaqur me rolin e tij si mbrojtës i djathtë këtë sezon dhe kjo është arsyeja që ai po e mendon largimin.
Kounde thuhet se ia ka bërë të ditur klubit dhe trajnerit, Xavi Hernandez, se është i hapur për t’u larguar në afatin kalimtar të verës.
24-vjeçari nuk beson se situata do të ndryshojë sezonin e ardhshëm, pasi Barcelona nuk mendohet se do të përforcohet me një mbrojtës të krahut të djathtë.
Jules Kounde në tregun e transferimeve vlerësohet me 60 milionë euro.
Ai me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.