Kounde – Man United, lajmi i fundit nga Anglia

15:25 | 10 Nëntor 2021

Man United përgatitet të paguajë klauzolën e lirimit së Kounde

Sevilla thuhet se ka frikë që Manchester United të paguajë klauzolën e lirimit së qendërmbrojtësit Jules Kounde.

22-vjeçari është një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë, pasi ka impresionuar që prej kalimit te Sevilla në vitin 2019, transmeton lajmi.

Një numër i madh i klubeve evropiane kanë shprehur interesim, derisa Chelsea veçse kishte ofruar 42.5 milionë funte në afatin kalimtar të janarit.

Sevilla vazhdon të dëshirojë ta mbajë francezin, mirëpo klubet gjithashtu janë në dijeni se Kounde ka klauzolë lirimi.

Sipas “AS”, skuadra e La Liga-së është e shqetësuar se United mund të shpenzojë dhe të paguajë këtë klauzolë lirimi të Koundes gjatë janarit për të përforcuar skuadrën.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer javëve të fundit ka luajtur me tre qendërmbrojtës, kështu që duan se Kounde të jetë partner me Maguire dhe Varane.

Man United ka pranuar 17 gola në 11 ndeshje në Premierligë këtë sezon, vetëm gjashtë skuadra kanë pranuar më shumë në kampionatin anglez.

Komento: