
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e tij të 298-të të mbajtur të hënën, ka nominuar prokurorin Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Emri i tij tashmë do t’i dërgohet Presidentes së vendit për dekretim zyrtar.
Gjatë procesit të votimit, Gashi siguroi shumicën e thjeshtë duke marrë gjithsej pesë vota nga anëtarët e Këshillit. Nga kandidatët e tjerë në garë, vetëm Rafet Halimi arriti të siguronte një votë, ndërsa tre kandidatët e tjerë nuk morën asnjë votë.
Në garën për të marrë timonin e Prokurorisë së Shtetit ishin pesë kandidatë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe i përzgjedhuri i KPK-së, Zejnullah Gashi.
Tashmë fjala përfundimtare i mbetet institucionit të Presidencës për të kompletuar procesin e dekretimit.