KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

16:08 | 17 Qershor 2024
kpk-publikon-emrat-e-kandidateve-per-prokurore-te-rinj-qe-kaluan-testin-me-shkrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për prokuror që kanë kaluar testin me shkrim.

Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj.

Tesin e kanë kaluar 72 kandidatë, ndërsa listën me emrin e kandidatëve që e kanë kaluar testin me shkrim mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Ndryshe, në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.

Komento: