KPM ndërpren transmetimin e emisionit “It’s my home”

14:58 | 15 Shtator 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur ndërprerjen e transmetimit televiziv të emisionit “It’s my home”.

Këtë e ka bërë të ditur pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku, përmes një postimi në Facebook.

“Sipas vendimit të KPM-së programi reality show ‘It’s my home’ ndërprerhet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka shkruar ai.

Emisioni në fjalë do të vazhdojë të transmetohet në platformën Youtube.

Kujtojmë se dje është raportuar për një rast të dhunës në këtë emision, gjë që ka detyruar Policinë e Kosovës të reagojë rreth rastit ku kanë intervistuar protagonistët e një debati që ndodhi brenda emisionit.

Komento: