KPMSHCK anulon vendimin e Kurtit për shkarkimin e Fadil Kodrës

16:43 | 18 January 2023

Anulohet vendimi i Kurtit për shkarkimin e Fadil Kodrës.

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka anuluar vendimin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e Fadil Kodrës si drejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent.

Po ashtu, MPB obligohet që t’ia kompensojë Kodrës të gjithas pagat e parealizuara nga dita e shkarkimit, më 14 tetor deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi.

Kurti më 14 tetor e kishte shkarkuar Kodrën për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale.

Kujtojmë që ministri Sveçla në korrik të vitit të kaluar, kishte marrë vendim që ta lirojë Kodrën nga detyra ushtruesit të drejtorit të AME-s, mirëpo më pas u detyrua ta kthejë atë në punë.

Komento: