KQZ: 17 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje deri tani

17:09 | 16 Janar 2021

17 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje deri tani.

17 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit deri në orën 16:00.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë”.

Sot është dita e fundit për aplikim, derisa subjektet politike kanë kohë deri në orën 18:00 për të dorëzuar listat e tyre me kandidatët për deputetë.

Komento: