KQZ akrediton 357 vëzhgues për zgjedhjet në veri

23:19 | 20 Prill 2023

Ka mbetur shumë pak ditë deri te mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se ka përfunduar akreditimi i vëzhguesve për zgjedhjet lokale në komunat veriore të 23 prillit.

Sipas njoftimit, thuhet se të akredituar janë 357 vëzhgues duke përfshirë subjektet politike, përfaqësi të huaja në Kosovë, shtëpi mediave dhe organizata joqeveritare.

Numri i vëzhguesve për parti politike është 75, për përfaqësi të huaja dy, për shtëpi mediatike 171 dhe për organizata joqeveritare është 109.

Komento: