Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, në një mbledhje të mbajtur sot.
KQZ akreditoi 2,274 vëzhgues nga katër subjekte të ndryshme politike.
Nga ky grup, më së shumti vëzhgues të akredituar pati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (1725). Partia Demokratike e Kosovës pati 95 vëzhgues të akredituar në këtë grup, ndërsa koalicioni Vakat 234 vëzhgues dhe Nova Demokratska Stranka 220 vëzhgues.
Sipas ligjit, vëzhguesit e akredituar nuk janë kandidatë për post zgjedhor dhe të gjithë janë në listën përfundimtare të votuesve.
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi u ankua se partitë kanë kohë të shkurtër për të caktuar vëzhguesit e komisionerët. Kërkoi më tepër afat.
KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.
Subjektet politike të certifikuara kanë kohë edhe dy ditë që të bëjnë kërkesë për akreditimin e vëzhguesve.
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025.
Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare, ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025.
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025.
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.