KQZ akriditon vëzhguesit e parë për 21 prillin

14:03 | 09 Prill 2024
kqz-akriditon-vezhguesit-e-pare-per-21-prillin

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur mori vendim për akreditimin e grupit të parë prej 18 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit më 21 prill dhe procedurat tjera deri në certifikimin e rezultatit përfundimtar.

Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave do të përfundojë më 15 prill 2024.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjete Politike > Shërbimet për OJQ dhe Media.

Komento: