KQZ bëhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asocacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB)

12:08 | 25 October 2024
kqz-behet-anetar-i-komitetit-ekzekutiv-te-asocacionit-te-trupave-zgjedhore-boterore-(a-web)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A- ËEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet në Bogota të Kolumbisë.

Siç bëhet e ditur në kumtesën për media të KQZ-së, ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike.

“Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB. Kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e të dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare”.

“Kosova tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë”, thuhet tutje në njoftim.

KQZ e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e A-WWEB-it dhe tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftueshme për të qenë pjesë e organit vendimmarrës, në vendosjen e politikave të A-WEB.

  

Komento: