KQZ bën përditësimin e rezultateve të votave me kusht

23:27 | 01 Mars 2021

Përditësimi i fundit i KQZ’së nga rezultati i votave me kusht.

Nga numërimi i më se gjysmës së votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara (18571), Vetëvendosja ka siguruar 9361 vota.

Në përditësimin e fundit të KQZ’së, subjekti që radhitet i dyti nga numri i votave me kusht është PDK’ja, me 3475 sosh.

Ndërkaq, LDK’ja listohet e treta, e cila është votuar 1951 herë nga kategoria të votave.

AAK ka 1552 vota nga numërimi i deri më tashëm, teksa Nisma 486.

Deri më tani, janë numëruar 18571 vota.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, ka bërë të ditur se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë.

Komento: