KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore

15:09 | 27 May 2019

Janë certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

KQZ-ja, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019.

KQZ-ja e mori këtë vendim pas konfirmimit nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion nuk ka ndonjë çështje për të vendosur.

Komento: