KQZ: Dalja në votime në diasporë deri në orën 09:00 është 11,24%

11:20 | 06 Qershor 2026
kqz:-dalja-ne-votime-ne-diaspore-deri-ne-oren-09:00-eshte-11,24%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e parakoshme për Kuvendin e Reublikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë.

Gjithashtu, u njoftua se votimi në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Washington – ambasadë dhe New York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 3,117 votues.

Përfaqësitë diplomatike, në të cilat ka filluar dhe po zhvillohet procesi i votimit, janë:

  1. GJERMANI:
  • Berlin – ambasadë;
  • Frankfurt – konsullatë;
  • Hamburg – konsullatë;
  • Mynih – konsullatë;
  • Shtutgart – konsullatë; dhe
  • Dyseldorf – konsullatë.
  1. ZVICËR
  • Bernë – ambasadë;
  • Gjenevë – konsullatë; dhe
  • Cyrih – konsullatë.
  1. MBRETËRIA E BASHKUAR
  • Londër – ambasadë.
  1. FRANCË
  • Paris – ambasadë; dhe
  • Strasburg – konsullatë.
  1. BELGJIKË
  • Bruksel – ambasadë.
  1. NORVEGJI
  • Oslo – ambasadë.
  1. AUSTRI
  • Vjenë – ambasadë.
  1. SUEDI
  • Stokholm – ambasadë.
  1. SLLOVENI
  • Lubjanë – ambasadë.
  1. DANIMARKË
  • Kopenhagë – konsullatë.
  1. ITALI
  • Romë – ambasadë; dhe
  • Milano – konsullatë.
  1. TURQI
  • Ankara – ambasadë; dhe
  • Stamboll – konsullatë.
  1. KROACI
  • Zagreb – ambasadë.
  1. HOLANDË
  • Hagë – ambasadë.
  1. REPUBLIKA ÇEKE
  • Pragë – ambasadë.
  1. HUNGARI
  • Budapest – ambasadë.

Ndërkaq, procesi i votimit, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, do të fillojë në këto shtete:

  1. SHBA
  • Washington – ambasadë; dhe
  • New York – konsullatë.
  1. KANADË
  • Otavë – ambasadë; dhe
  • Toronto – konsullatë.

Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues.

Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026).

Konferenca e dytë e KQZ-së do të mbahet në orën 14:00

Komento: