Po mbahen zgjedhjet për komunat veriore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00 drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 18 729 qytetarë.
Kurse deri në ora 11:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16.14% e qytetarëve me të drejtë vote.
Gjatë ditës KQZ- ja ka njoftuar se të gjitha 87 vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar për parregullsi.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 57 mijë e 983 persona apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Në Leposaviq kanë të drejtë vote 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime; në Zubin Potok: 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime; në Zveçan: 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime dhe në Mitrovicë e veriut: 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.