KQZ: Deri në ora 15:00 në votim kanë dalë 18 mijë e 729 qytetarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

KQZ: Deri në ora 15:00 në votim kanë dalë 18 mijë e 729 qytetarë

15:54 | 19 Maj 2019

Po mbahen zgjedhjet për komunat veriore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00 drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 18 729 qytetarë.

Kurse deri në ora 11:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16.14% e qytetarëve me të drejtë vote.

Gjatë ditës KQZ- ja ka njoftuar se të gjitha 87 vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar për parregullsi.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 57 mijë e 983 persona apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Në Leposaviq kanë të drejtë vote 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime; në Zubin Potok: 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime; në Zveçan: 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime dhe në Mitrovicë e veriut: 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!