KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 29 për qind e qytetarëve

15:27 | 06 October 2019

Mbi gjysmë milioni kosovarë kanë votuar sipas statistikave të KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të tij ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës.

Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind nga totali i përgjithshëm, gjithmonë bazuar në të dhënat e dërguara në KQZ.

Përkthyer në numër deri tani kanë votuar më shumë se 400 mijë persona.

Këto të dhëna janë dërguar nga 83,67 për qind e vendvotimeve, ndërkohë të dhënat përditësohen nga KQZ-ja kohë pas kohe. /GazetaExpress/

Këtu e gjeni linkun e KQZ’së, ku përditësohen të dhënat.

Komento: