KQZ e anulon tenderin për sprej dhe bllomba

23:17 | 23 September 2021

Kosova do të ketë zgjedhje në tetor.

Zgjedhjet e 17 tetorit po afrohen ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon përgatitjet e duhura.

Prokurimi ka njoftuar se është anuluar aktiviteti rreth tenderit për “Furnizim me bllomba lidhëse të sigurisë për kutitë e votimit për Zgjedhjet lokale 2021”.

Sipas njoftimit, anulimi është bërë përshkak që një dispozitë në Ligjin e Prokurimit kërkon një gjë të tillë, transmeton IndeksOnline.

80 mijë euro u patën ndarë edhe për “Furnizim me UV Sprej për zgjedhjet lokale”, porse një dispozitë ligjore ka kërkuar anulimin e aktivitetit të prokurimit.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetar të komunave, ndërsa e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.

Komento: