KQZ flet për zgjedhjet në komunat veriore

09:19 | 08 May 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet në komunat veriore.

Në datën 19 maj në katër komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, dhe konkretisht Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune.

Valmir Elezi zëdhënës i KQZ -së bëri me dije se kanë bërë kërkesë për 471 mijë euro që nevojiten për zgjedhjet në komunat veriore.

Ai bëri me dije se janë tri parti që do të marrin pjesë në zgjedhje. Sipas tij mandati i kryetarëve në veri është vazhdim i atyre që kanë dhënë dorëheqje.

“KQZ ka rol kyç në organizimin e zgjedhjeve, por edhe institucionet e tjera kanë rëndësi”, tha ai sot në “Studio e hapur”, në RTK3.

Ai bëri me dije se edhe OSBE do të jep mbështetje në organizimin e zgjedhjeve.

Komento: