KQZ: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme

12:07 | 22 Prill 2023

Kryetari i KQZ-së: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të vendit.

Radoniqi tha se KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime.

“Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi, njofton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se shpreson që i gjithë procesi të shkojë i qetë dhe i lirë.

Kujtojmë se nesër do të jenë 13 qendra votimi në katër komunat veriore, teksa kjo është hera e dytë që tentohet të mbahen zgjedhjet në veri pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave gjatë vitit të kaluar.

Komento: