Deri tash KQZ-ja ka rinumëruar 95 prej 314 vendvotimeve.
Burim Ahmetaj nga QNR ka thënë se është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve, deri në ditën e djeshme kanë përfunduar 95 vendvotime, raporton KTV.
Tutje ai ka thënë se janë në fazën e regjistrimit të votave me kusht dhe janë duke u marrë me procesimin e formularëve.
Në mbledhje po raportohet lidhur me rinumërimin e 314 vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-s..
Po ashtu do të ketë raportim edhe lidhur me periudhën e votimit përmes postës.
Kujtojmë se organizata GERMIN ka kërkuar që të futen në sistemin e numërimit 4500 pako me vota të ardhura nga diaspora.