KQZ-ja mbi gjysmë milioni euro për kamerat në vendvotime

14:08 | 05 November 2024
kqz-ja-mbi-gjysme-milioni-euro-per-kamerat-ne-vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjve, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Së fundmi ky institucion për të evidentuar çdo parregullsi ka kontraktuar kompaninë, e cila do të vendosë kamera në të gjitha vendvotimet.

Sipas njoftimit për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime, KQZ-ja e ka shpërblyer me një kontratë kompaninë “Besa security”, me vlerë të kontratës mbi 699 mijë euro. Sipas njoftimit del se për këtë tender kanë ofertuar 4 kompani, por kompania fituese ka ofruar ofertën më të lirë.

Komento: