KQZ-ja merr vendim, zëvendësohen deputetët e Listës Serbe

15:08 | 10 November 2022

Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ, ka marr vendim për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.

Lista Serbe në fillim të kësaj jave dorëzoi mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Dhjetë deputetë të këtij subjekti politik morën këtë vendim si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me targat.

Komento: