KQZ-ja miraton fletëvotimin për votimin në veri dhe shtyn për dy ditë regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

16:33 | 03 Prill 2024
kqz-ja-miraton-fletevotimin-per-votimin-ne-veri-dhe-shtyn-per-dy-dite-regjistrimin-e-votuesve-jashte-kosoves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për zgjatjen e afatit deri me 5 prill 2024.

Ky afat pritej të përfundonte sot dhe sipas të dhënave jopërfundimtare të KQZ kanë aplikuar një numër simbolik për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës për votimin e 21 prillit, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja, mori vendim edhe për miratimin e përmbajtjes së fletëvotimit dhe pyetjes që do tu parashtrohet votuesve me 21 prill. Votuesve në katër komunat veriore do iu parashtrohet kjo pyetje: A pajtoheni që (emri dhe mbiemri i kryetarit të komunës) të largohet nga funksioni i kryetarit të Komunës( emri i komunës)? Ndërkaq, te njoftimi për materialet në Depo të KKZ, në secilën komunë, u vendos që të mbahet për një ditë tjetër.

Komento: