KQZ ka një kërkesë nga Ministra e Shëndetësisë

12:04 | 09 Shtator 2021

KQZ kërkon nga Ministra e Shëndetësisë që t’i jepet prioritet vaksinimit të trupave zgjedhorë.

Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që t’i jep prioritet dhe mundësi që të vaksinohen të gjithë personave që emërohen nga subjektet politike si anëtarë të këshillave të vendvotimeve dhe trupave të tjera zgjedhore.

Më tej, në mbledhjen e mbajtur sot, u bë e ditur se 70 për qind e stafit permanent të angazhuar nga KQZ në zgjedhjet lokale janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa me te dy dozat janë vaksinuar rreth 36 për qind dhe sipas raportit të datës 7 shtator të pavaksinuar janë edhe 27 përqind nga stafi permanent i KQZ-së, transmeton Klankosova.

Ndërsa, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur në mbledhjen e mbajtur sot se ndërrimi i qendrave të votimit ka përfunduar me datë 7 shtator, ku janë paraqitur rreth 8 mijë kërkesa për ndërrimin e qendrave të votimin, ku 6 mijë prej tyre janë bërë përmes platformës online që e ka KQZ-ja, ndërsa 2 mijë kërkesa janë parashtruar në zyrat e KQZ-së.

Kurse në raportin e KQZ-së janë të detajuara edhe ankesat e parashtruara nga qytetarët për mospërfshirjen në listën e votuesve jashtë vendit ku në më shumë se 600 ankesa, 22 prej tyre PZAP ka urdhëruar KQZ-në që t’i përfshirje në listën e votuesve jashtë vendit.

Komento: