KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së këshillave të vendvotimit

10:56 | 08 Dhjetor 2025
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së këshillave të vendvotimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, këtë të hënë nga ora 13:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, në rendin e ditës është paraparë miratimi i formulës së këshillave të vendvotimit për vendvotime të rregullta, vendvotimet me kusht dhe ekipeve të numërimit në QKN për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pos tjerash, gjatë kësaj mbledhjeje pritet edhe miratimi i listës së kandidatëve potencial të komisionit të pranimit për pozitat e nivelit të ulët drejtues.

Komento: