Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e nesërme (e premte) do të mbaj mbledhje me fillim nga ora 13:00.
Kështu ka bërë të ditur për Reporteri, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, tha Elezi.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit.