Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, me fillim nga ora 13:30.
Në rend dite janë disa pika, ndër të cilat edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike BASHKIMI DEMOKRATIK.
Do të shqyrtohet dhe miratohet edhe Lista e Qendrave të Votimit dhe specifikat teknike për shtypjen e distinktivëve për procesin e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe zgjedhjet lokale.
Më poshtë gjeni rendin e ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.58 dhe 59/2024
3 Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ
4.Aktivitetet e Zyrës
4.1 Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politik BASHKIMI DEMOKRATIK
5. Raport i Këshillave të KQZ
5.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Qendrave të Votimit
5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Specifikave teknike për shtypjen e distinktivëve për procesin e Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe Zgjedhjet Lokale 2025
5.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektit- Fushatë ndërgjegjësuese për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore
5.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për edukim dhe informim dhe materialeve të tjera
5.1.5. Formimin i Këshillit për Informim Publik
5.2. Këshilli për Personel
2/2
5.2.1. Njoftim lidhur me procesin realizimit te rekrutimit për pozitat e përhershme dhe te përkohshme
5.2.2. Shqyrtimi dhe aprovimi i listës se kandidateve potencial për pozitën: Udhëheqësi I Njësisë për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike në ZRCKFSP
5.2.3. Rekomandim për themelimin e grupit punues për sistemim dhe digjitalizim të arkivës së KQZ-së
5.2.4. Shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ 02/2015 për Arkivin dhe Lëndët
Arkivore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
5.3. Këshilli për Çështje Ligjore
5.3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtari të kuvendit komunal në Pejë
5.4. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
5.4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në konferencën “Informimi dhe angazhimi i votuesve – një perspektivë rajonale mbi sfidat dhe mundësitë për të rritur pjesëmarrjen në votime”, në Varshavë, Poloni
5.4.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në takimin e Rrjetit Zgjedhor të Rezistencës Kibernetike dhe Informacionit (CIREN), në Pragë, Çeki
5.6. Këshilli për Buxhet dhe Financa
5.6.1. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për veturat e KQZ-së, për periudhën janar – shtator 2024
5.6.2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për blerjen e inventarit për KQZ-në
6. Të ndryshme