Shtyrja e zgjedhjeve në veri, KQZ merr një vendim të ri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se është marrë vendim për shtyrje të zgjedhjeve në veri, deri në muajin prill. Me këtë rast, KQZ ka vendosur për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara që kishin të bëjnë me zgjedhjet e këtij muaji.
Gjithashtu KQZ është dakorduar për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023.
Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor. Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, tha Elezi.