KQZ merr vendim, voton pro përjashtimit nga ACEEEO të institucioneve zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë

15:28 | 08 Mars 2022

KQZ voton pro përjashtimit nga ACEEEO të institucioneve zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të martën ka votuar për përjashtimin nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO) Rusinë dhe Bjellorusinë.

Me votat pro të të gjithë anëtrëve të KQZ-së, u vendos që të njoftohet ACEEEO për votimin që institucionet zgjedhore të këtyre dy shteteve të përjashtohen nga të qenit anëtarë të këtij asociacioni.

Po ashtu, në njoftimin që i është përcjellë Sekretariatit të ACEEEO-s, theksohet se KQZ beson fuqishëm se asociacionet e tilla, sikurse është ACEEEO, nuk mund të mbajnë në radhët e veta institucione që përfaqësojnë shtete që janë kundër vlerave demokratike.

Sipas tyre, nëse këto dy institucione nuk përjashtohen nga ACEEEO, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës do të tërhiqet nga ky asociacion.

Komento: