KQZ miratoi rekomandimin për de-certifikimin e një kandidati për deputet

14:08 | 04 January 2025
kqz-miratoi-rekomandimin-per-de-certifikimin-e-nje-kandidati-per-deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar rekomandimin e PZAP-së për de-certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Akim Elezi, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rend dite ka edhe pikën tjetër të rendit: Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Komento: