KQZ miraton buxhetin prej mbi 233 mijë eurosh për organizimin e votimit më 21 prill në Veri

15:03 | 11 Mars 2024
kqz-miraton-buxhetin-prej-mbi-233-mije-eurosh-per-organizimin-e-votimit-me-21-prill-ne-veri

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.

Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tregoi Elezi.

Komento: