KQZ miraton rekomandimin për çregjistrimin e dy subjekte politike

12:08 | 03 April 2025
kqz-miraton-rekomandimin-per-cregjistrimin-e-dy-subjekte-politike

Subjektet politike për çdo vit obligohen që më së voni më 31 mars të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, formularin për vazhdimin e regjistrimit. Në lidhje me këtë, nga 540 subjekte politike të regjistruara, dy subjekte politike nuk kanë vazhduar në Zyrë formularin e vazhdimit të regjistrimit.

Bëhet fjalë për Partinë Republikane për Ndryshim-PRN, dhe Shpresa Demokrate-ShD

Lidhur me aktet ligjore, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë çregjistrimin e dy partive politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shtatë vota për, dhe një kundër, kaloi rekomandimin për çregjistrimin e këtyre dy partive.

Komento:
loading